Vendosni fjalën kyçe....

“Sa keq Vladimir” – Hillary Clinton ironizon Putin për zgjerimin e NATO-s


“Ne gjithmonë kemi thënë, njerëzit nuk janë të detyruar të anëtarësohen në NATO, njerëzit zgjedhin dhe duan të anëtarësohen në NATO”-është kjo deklarata e ish-sekretares amerikane të shtetit Hillary Clniton e cila ka ironizuar presidentin rus Vladimir Putin, në lidhje me deklaratë të bërë më herët ku i referohej zgjerimit të NATO-s.

Sa keq, Vladimir, ia ke bërë vetes”, ka thënë me ironi Clinton.

Klinton sulmoi gjithashtu politikat e ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili e mundi atë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA,- përcjell Indipendent.

Sakaq, Clinton iu drejtua gjithashtu skepticizmit që mund të kishin aleatët nëse SHBA-ja do të vazhdonte të ndihmonte Ukrainën. Ajo tha se presidenti demokrat i SHBA-së Joe Biden u përpoq të përmbushte shumë nga prioritetet e administratës së Obamës.

“Njerëzit mund të kenë dyshuar për këtë sepse ne kishim djegur kaq shumë ura me aleatët dhe miqtë tanë,” tha ajo.