Skënderbeu është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi 1-2 Erzenin në Rrogozhinë.
Në minutën e 20-të, Rashica fiton penallti pasi u pengua nga Atanda dhe pas verifikimit me VAR u akordua 11-metërsh.
Nga pika e bardhë u tregua i saktë Liço, i cili dërgoi topin pas shpinës së portierit.
Goli i sigurisë për Skënderbeun erdhi vetëm në minutën e 70-të, teksa Shaqe u kordinua mirë me kokë, për të ndëshkuar Hasanbellin. Në fund goli i shijakasve (Amir Kahrimanovic me penallti) vlejti vetëm për statistikë, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë.
Ekipi i Gvozdenoviç renditet momentalisht në vendin e 3-të me 9 pikë, sakaq Erzeni gjendet në vendin e 6-të me 8 pikë.