Vendosni fjalën kyçe....

Superkupa UEFA 2024 pritet të mbahet në Varshavë


“Varshava do të presë Superkupën UEFA 2024”, tha të martën trupa qeverisëse e futbollit evropian.   

Në deklaratën e UEFA-s thuhej se, ‘Komiteti Ekzekutiv’ caktoi stadiumin kombëtar të Varshavës në Poloni, si organizatore të SuperKupës UEFA 2024 që do të luhet më 14 gusht.  

Stadiumi Kombëtar, i quajtur PGE Narodowy për arsye sponsorizimi, u ndërtua për UEFA EURO 2012, dhe gjithashtu priti finalen e UEFA Europa League 2015 të fituar nga klubi spanjoll Sevilla pasi mundi Dnipro të Ukrainës 3-2.  

Vendi prej 58,000 vendesh është stadiumi më i madh në Poloni.