Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, mësohet se ndodhej me një shok në makinë kur u qëllua


Nga detajet e para të siguruara nga policia, mësohet se viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

Në momentin që është qëlluar, Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të ndodhej edhe një shok i tij.

Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale. Ende nuk ka dalë rezultati i ekspertizës.

Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat.

Sipas dëshmisë së shokut të tij, rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

Policia e Durrësit e përforcuar nga forca policore të ardhur nga Tirana po punon për zbardhjen e ngjarjes Janë pyetur 10 persona deri tani për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes.