Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SPAK takim me zyrtarët e ambasadës së SHBA, Wisner përcjell vlerësimin dhe mbështetjen e plotë


I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve, David Wisner ka zhvilluar një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së.

Përmes një postimi në Faceboook ambasada e SHBA shprehet se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Gjatë takimit Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen e plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.