Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka akuzuar Beogradin për tesnsionet në Kosovë ku pak ditë më parë u vra efektivi i policisë Afrim Bunjaku, ngjarje e kryer nga një grup i armatosur prej rreth 30 personash.
Ai thekson se nuk është një situatë kuka dy fajtorë por përgjegjësi i vetëm është Beogradi.
Meta shtoi se ngjarja e fundit provoi edhe njëherë se Beogradi nuk është në anën e dialogut, të paqe e bashkëjetesës po a axhendën e vet provokative e nacionaaliste.
“Qëndrimet tani janë të qarta. Këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë ku kemi dy fajtorë. Këtu kemi vetëm një fajtor dhe ngjarja e fundit e provoi njëherë e përgjithmonë se për fat të keq Beogradi zyrtar nuk është në anën e dialogut, nuk është në anën e paqes, të bashkëjetesës, por ka një axhendë të vetën nacionaliste dhe provokative.” – tha Meta