Vendosni fjalën kyçe....

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhiut, zbardhen 6 vrasje në Shqipëri e Greqi


Të tjera hollësi janë zbardhur lidhur me operacionin e policisë ku u lëshuan 15 urdhërarreste të personave me lidhje me grupin e Laert Haxhiut, i arrestuar për masakrën me 2 viktima në Lushnjë në tetor 2017.

Ndër të arrestuarit është Artan Tafani, pjesë e grupit i cili ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Me dëshminë e dhënë prej tij mund të shkojnë drejt zbardhjes mbi 20 ngjarje kriminale, 6 prej të cilave vrasje. 2 nga vrasjet kanë ndodhur në Greqi kurse 4 të tjerat në Elbasan, Korçë, Lushnjë e Tepelenë.

Alban Semaku

Viktimat e 6 vrasjeve që janë zbardhur janë ato të Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt e  Dikens Halilit.

Alban Semakut, i cili njihet edhe me emrin Elton Mermali ka qenë anëtar i bandës së Aldo Bares. Ai u mor peng në Lushnjë dhe u ekzekutua në Peqin.

Ai njihej edhe si ‘kinezi’. Semaku u gjet i vrarë me armë më 17 tetor 2021 pranë lumit Shkumbin në Peqin.

Vrasje tjetër e zbardhur nga dëshmia e Tafanit është ajo e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur më 27 dhjetor 2021. 35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, i cili në qershor të 2021 ka vrarë Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë.

Albi Bashaliu

Po kështu është zbardhur edhe vrasja e Fridmand Xhaferrajt  në Korçë e Artur Breshës në Tepelelën Xhaferraj u gjet i lidhur dhe i hedhur në një rezervuar në këtë qytet ndeërsa 47-vjeçari Bresha u vra më 4 dhjetor 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku punonte si roje.

Ndërkohë dëshmia e Tafanit ka hedhur dritë edhe mbi vrasjet e Lulzim Qorrit e Dikens Halilit, të ndodhura në shtetin grek.

Tafani u arrestua pas grabitjes së një pike të këmbimit valuator në zonën e Astirit. Laert Haxhiu, i cili dyshohet si kreu i grupit, është arrestuar në Greqi e pret ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare për Masakrën e Lushnjësm ngjarje e ndodhur në vitin 2017, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha ndërkohë që shënjestra e atentatit ishte nipi i Aldo Bares (Alfred Shkurti), Xhulio Shkurti.

Për masakrën deri tani janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi e Orgest Bilbili.