Vendosni fjalën kyçe....

“Prindërit e varfër mund të ushqejnë fëmijët e tyre me McDonald’s”, kancelari austriak kritikohet për deklaratën e tij


Kancelari austriak Karl Neuhammer është kritikuar pasi tha në një video se prindërit me të ardhura të ulëta mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me hamburger nga McDonald’s.

“Pra, çfarë do të thotë që një fëmijë nuk ha një vakt në Austri? A e dini cili është vakti më i lirë në Austri? Nuk është i shëndetshëm, por është i lirë: një hamburger në McDonald’s – 1,40 euro, dhe nëse shoqërohet me patate të skuqura 3,50 euro. Tani a mund të pretendojë dikush seriozisht se ne jetojmë në një vend ku prindërit nuk mund ta përballojnë atë vakt për fëmijën e tyre”, tha ai.

“Nëse kam shumë pak të ardhura, duhet të punoj më shumë”, vazhdoi Nehammer.

 “Bazuar në sensin e përbashkët, kjo është padyshim këshilla më e keqe shëndetësore që mund t’i jepni dikujt, dhe sigurisht fëmijëve,” tha Dorota Sienkiewicz, menaxherja e politikave të EuroHealthNet. “Sepse fëmijët nuk mund të mbrohen vërtet nga efektet e zgjedhjeve jo të shëndetshme të ushqimit”, shtoi ajo.

Kancelari publikoi sot një video në platformën X duke mbrojtur ndihmën e qeverisë së tij për familjet me të ardhura të ulëta. Megjithatë, ai nuk kërkoi falje për postimin e tij. “Unë jam i mendimit se arritjet duhet të shpërblehen dhe e mbështes faktin që prindërit kanë për detyrë të kujdesen për fëmijët e tyre”, tha ai.