Roma ka pësuar humbje të thellë nga Genoa.
Romakët u mposhtën në udhëtim me rezultatin 4:1, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Gudmundsson realizoi për epërsinë e vendasve në minutën e pestë, para se Cristante të barazonte shifrat në të 22-tën.
Retegui riktheu epërsinë e Genoas në minutën e 45-të të ndeshjes.
Thorsby realizoi për 3:1 në minutën e 74-të, kurse Messias vulosi fitoren e vendasve në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Genoa ngritët në pozitën e 11-të me shtatë pikë.
Në anën tjetër, Roma fundoset në tabelë në vendin e 16-të me vetëm pesë pikë nga gjashtë ndeshje.