Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Holandë, tre viktima mes tyre një e mitur


Policia holandeze ka arrestuar një person të armatosur që vrau të paktën tre persona në të shtënat e dyfishta në qytetin e Roterdamit.

Policia njofton se sulmuesi mashkull, 32 vjeç, hapi zjarr në një shtëpi përpara se ta digjte, më pas sulmoi qendrën mjekësore Erasmus të qytetit të enjten.

Ai ishte student në Universitetin Erasmus, i cili është i lidhur me spitalin.

Në të shtënat e para mbetën të vrarë një grua 39-vjeçare dhe vajza e saj 14-vjeçare. Një pedagog mashkull, 43 vjeç, u qëllua për vdekje në spital.

Kryeministri holandez Mark Rutte shkroi në një postim në rrjetet sociale: “Mendimet e mia shkojnë për viktimat e dhunës, të dashurit e tyre dhe për të gjithë njerëzit që kanë qenë në frikë të madhe”.