Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Pishporo të Fierit, krijohen pengesa për ndërhyrje nga ajri, Zjarrfikëset vijojnë ‘luftën’ për shuarjen e flakëve


Vijon ende dhe mëngjesin e kësaj të enjteje operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit.

Zjarri i riaktivizuar mesditën e djeshme u përhap me shpejtësi dha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha në zonën e mbrojtur.

Sipas prefektit Lefter Shehaj ndërhyrja nga ajri nuk u realizua për shkak të errësirës , por për shuarjen e flakëve u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës, Divjakës , Rroskavecit, Albpetrolit , Vlorës si dhe forca të armatosura të repartit të Poshnjës.

Përgjatë gjithë natës në zonën e dendur të pyllëzuar janë  prerë disa pisha në mënyrë që të lejohej ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse të cilat bënë të mundur dhe neutralizimin e një perimetri të konsiderueshëm të zjarrit.