Vendosni fjalën kyçe....

Dëmet nga breshëri, fermerët e Korçës protestojnë për dëmshpërblim


Fermerët e qarkut të Korcës protestuan këtë të premte tek drejtoria e bujqësisë, pasi breshëri ka dëmtuar prodhimet e tyre bujqësore dhe pemtarinë.

Prodhimi i fermerëve është prekur nga moti i keq edhe vitet e tjera por nuk kanë gjetur mbështetje për humbjet ndaj sot ata kërkojnë kompensim të dëmeve për qindra hektarëve tokë të mbjella që nuk do të marrin prodhim për këtë vit.

Shteti duhet të ndihmojë këta fermere. Mollët kanë qenë në pjekje ndaj dëmi është 95 për qind”, tha Bujar Muco nënkryetar i shoqatës.

Kjo proteste erdhi ne vazhden e shume reagimeve nga fermeret pergjate gjithe ketyre diteve të cilët janë zhgënjyer nga heshtja e institucioneve. Nëse nuk kompensohet fermerët thanë se janë të detyruar të ikin në emigrim.

“Nëse nuk na ndihmojnë do ikim andej nga kemi qenë në Greqi. Ne kështu jemi të mbaruar. Dëmi është 100 për qind. Kisha 1.8 ha me mollë, prodhimi është zero”, thanë ata.

Sipas drejtorit të bujqësore në korçë dëmet janë verifikuar dhe në ditët në vijim do të shihen mundësitë për dëmshpërblim.

“Në bashkëpunim Ministria e Bujqësisë dhe Bashkitë do të shohim cilat janë mundësitë për dëmshpërblim”, Vullnet Gjolla.

Drejtoria e Bujqësisë Korçë thekson edhe faktin se fermerët duhet të aplikojnë për rrjetat antibreshër për shkak të ndryshimeve klimaterike.