Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë


Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar ditën e sotme, u diskutua në lidhje me  dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Bëhet fjalë për komisionin për koncesionet në shëndetësi dhe atë për trajtimin e të dhënave Personale, të sistemit TIMS.

Gjatë mbledhjes së konferencës, kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhit  theksoi se nëse maxhoranca ka pretendime për objektin e kërkesave, i ftoi që ta riformulojnë.

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore.”, tha Bardhi.