Vendosni fjalën kyçe....

Maxhoranca nuk pranoi kërkesën e opozitës për komisionet hetimore për PPP-të në shëndetësi dhe TIMS-in, Bardhi: Argumente antikushtetuese 


Gazment Bardhi e ka cilësuar antikushtetuese vendimmarrjen e maxhorancës në Konferencën e Kryetarëve, e cila nuk dha konsensus për dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Komisioni i dytë lidhej me një shqetësim publik të qytetarëve për mungesën e përfitimeve shëndetësore në zbatim të 4 kontratave koncesionare.

“Të dyja paraqisnin një rëndësi të madhe. Zyrtarisht në përputhje me të drejtën tonë kushtetuese 45 deputetë iu drejtuam kuvendit për një kom hetimor. Sipas kushtetutës Kuvendi është i detyruar të ngrejë një kom hetimor kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë.
Pa asnjë surprizë siç kanë vepruar në 1 vit e gjysmë, maxhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e dy kom hetimore. Antikushteuese. Është detyrim për Kuvendin e Shqipërisë. Të dyja argumentet që janë justifikime jo vetëm që nuk qëndrojnë, nuk kanë bazë kushtetuese, por janë fyerje për çdo mendje normale njerëzore.
Argumenti i parë, lidhje me faktin se ne kërkonim të hetonim 4 kontrata koncesionare. Sipas tyre nuk mund të hetohen 4 kontrata, çështje shumë e gjerë. 4 kontratat lidhen me një çështje të vetme, që ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve qytetarëve sipas një marrëdhënieje PPP. Për sa kohë janë miratuar të 4 kontratat nga qeveria me vlerë 450 mln euro, ne kërkuam që të verifikohet si janë lidhur këto kontrata dhe së dyti si po zbatohen. Të dhënat e verifikimit nga KLSH kanë treguar që jo vetëm kemi të bëjmë me kontratave dhe vlera abuzive, por me pagesa e shërbime që qytetarët nuk i përfitojnë.
Për të dhënat e sistemit TIMS, shqetësimi nuk ka ardhur vetëm nga opozita, por dhe nga ambasada e SHBA-ve.
E kuptojmë që maxhoranca nuk ka interes, sepse do të zbulohej fshirja e të dhënave mbi udhëtime të qeveritarëve, familjarëve të Ramës dhe ministrave me eksponentë të krimit të organizuar. Kjo ka qenë një nga arsyet e ndërhyrjes në sistemin TIMS”,  u shpreh Bardhi në deklaratën e tij.