Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës operacion kontrolli në pesë vende në tri Komuna në veri


Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e operacionit të kontrollit në pesë pika në tri komunat në veri. 

Kontrollet bëhet me urdhër të prokurorisë dhe në koordinim me EULEX dhe KFOR.

Sot, më datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së).

Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”-njofton policia e Kosovës.