Vendosni fjalën kyçe....

Rama pret Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara: Folëm për ecurinë e projekteve të përbashkëta


Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë ditën e sotme princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan.

Ai shoqërohej nga një delegacion ku përfshihej ministri  i Shtetit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, kryetari i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik të Abu Dhabit,  kryetari i Eagle Hills Properties dhe një sërë zyrtarësh qeveritarë.

Ka qenë Rama ai që ka ndarë disa foto krah Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, krahas së cilave shkruan se kanë diskutuar mbi ecurinë e projekteve të përbashkëta mes dy vendeve.

“Takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, me të cilin folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta”, shkruan Rama.