Vrasja 60-vjeçarit Martin Bardhi ka sjellë disa shkarkime në radhët e drejtuesve në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe në Komisariatin e Rrëshenit.
Kupola e këtij institucioni është ndryshuar plotësisht. Në krye të Komisariatit Rrëshen është emëruar Klodian Kondi.
Zëvendës Drejtor për Hetimin në Drejtorinë e Policisë Lezhë është emëruar Gentjan Berberi dhe Zëvendës Drejtor për Rendin është emëruar Altin Mena.
Martin Bardhi (Marku) u vra paraditen e së martës (26 shtator) në Rrëshen, në një ambient ku ndodheshin edhe persona të tjerë.
Martin Bardhi ishte liruar pak kohë më parë nga burgu dhe u qëllua për vdekje në lokalin e tij, teksa ndodhej në tavolinë me tre persona që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë.
Autorët pas ekzekutimit të 62-vjeçarit u larguan duke qëlluar sërish deri në një distancë prej 20 metrash dhe më pas hipën në një fuoristradë të zezë, e cila u gjet e djegur.