Vendosni fjalën kyçe....

Bie 55-vjeçari duke riparuar çatinë e banesës së tij, transportohet me urgjencë drejt spitalit


Një 55-vjeçar është dëmtuar ditën e sotme në Maliq teksa ka qenë duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore.

Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.