Vendosni fjalën kyçe....

Digjet për të katërtën ditë zona e mbrojtur në Pishporo, kërkohet ndërhyrje nga ajri po helikopteri ka defekt


Mbi 400 hektarë bimë janë shkrumbuar nga flakët në pyllin e Pishporos në Fier, që digjet prej 4 ditësh.

Zjarri është përkeqësuar ditën e sotme pasi era e fortë e ka përhapur edhe më shumë.

Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësit kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri po kjo s’ka qenë e mundur për shkak të një defekti teknik të helikopterit të ushtrisë, shkruan Shqiptarja.

Sipas drejtuesve të emergjencave civile është mundësuar mbajtja e flakëve larg banesave e staneve në zonë.

Për shuarjen e 30 vatrave të zjarrit janë në terren 8 mjete zjarrfikëse, forcat e bashkisë si dhe dy buldozerë.