Policia e Kosovës ka gjetur një tjetër sasi armësh në zonën e Zveçanit ku më 24 shtator një grup i armatosur serbësh qëlloi për vdekje efektivin e policisë Afrim Bunjaku.
Gjatë kontrollit në fshatin Breznë policia ka gjetur armë, municion e pajisje të tjera luftarake që dyshohet se i përkasin grupit terrorist serb.
Pas ndërhyrjes së policisë së Kosovës e shkëmbimit të zjarrit ditën e vrasjes së efektivit, u vranë 3 terroristë serbë ndërsa disa të tjerë u arrestuan me shumicën e grupit që arriti të arratisej.
Armët e kapura nga policia: antiplumb, karikator me 30 fishek, kapelë dhe doreza, maskë ngjyrë e gjelbërt, maskë tjetër, antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek, çantë e vogël për brez, pjesë e sipërme e uniformes, antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek, armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek, një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek, gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, radio lidhje motorol, zolle, kapelë ngjyrë ushtarake, një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek, një karikator, radio lidhje, xhakete shiu, një paketë me cigare.