Flakët në pyllin në Pishporo të Fierit, vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë
Efektivët e forcave të armatosura janë tërhequr në pamundësi operimi.
Prefekti i qarkut Lefter Shehaj ka pohuar për mediat se deri tani është djegur një sipërfaqe prej 500 ha pyll me pisha ne zonën e mbrojtur ndërkohë që forcat operacionale janë afruar pranë zonës së banuar për të vënë nën kontroll arat e mbjella dhe banesat.
Ne terren për të monitoruar situaten ka zbritur dhe kreu i emergjencave civile Haki Cako, i cili tha se situata po vleresohet ne cdo hap ne pamundesi te nderhyrjes nga ajri.