Vendosni fjalën kyçe....

Rama i kërkon Kurtit dhe Vuçiçit de-eskalim të situatës në kufi dhe të veprojnë me maturi


Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së SHBA për de-përshkallëzim të situatës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama i kërkon nëpërmjet Twitter-it drejtuesve në Kosovë dhe Serbi që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi.

Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”-shkruan Rama.