Ditën e sotme është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës, pasi policia ka njoftuar se ka pasur rrjedhje gazi në një karburant.
Nuk raportohen viktima dhe as dëme materiale, ndërkohë në vendngjarje ndodhet ambulanca, zjarrëfiksja dhe teknikët që po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.