Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria vend pritës i Asamblesë të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, kryetarja e AMA-s zgjidhet Presidente


Shqipëria u bë për herë të parë këtë vit mikpritëse e Asamblesë së 22 Plenare e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi u zgjodh Presidente e rrjetit me 27 vende anëtare.

Në panelet e Asamblesë u diskutua edhe për Aktin Europian të Lirisë së Medias si dhe për platformat e ndarjes së videove që kanë nevojë për rregullim dhe funksionim.

E nderuar të mirëpres, për herë të parë në Shqipëri, Asamblenë e 22-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore.

Zgjedhja si Presidente e këtij Rrjeti me 27 vende anëtare nga Rajoni i Mesdheut, shton përgjegjësitë e mia për vazhdimësinë e bashkëpunimit, të identifikimit dhe përballjes bashkarisht të sfidave që dikton koha në të cilën jetojmë, por edhe të krijimit të urave të reja.

Me shumë interes dita parë e kësaj Asambleje, ku, në dy panelet e parashikuara, u diskutua për Aktin Europian të Lirisë së Medias që pritet të miratohet së shpejti nga Këshilli i Europës, për median cilësore, verifikimin e fakteve, për Platformat e Ndarjes së Videove dhe nevojën e rregullimit të funksionimit të tyre.

E nderuar dhe mirënjohëse për praninë dhe përshëndetjen e këtij eventi, nga kreu i ERGA-s, Z. Giacomo Lasorella”-shkruan kryetarja.

Asambleja në ditën e dytë diskutoi mbi temat e lirisë së shprehjes, sigurisë së gazetarëve, dhinisë në media dhe edukimin e publikut.

Në ditën e dytë u prezantuan edhe Udhëzimet e UNESCO-s të krijuara për informimin e proceseve të menaxhimit të përmbajtjes audiovizive në platformat digjitale.

Në ditën e dytë të Asamblesë së 22-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, ku janë diskutuar tema shumë interesante në lidhje me lirinë e shprehjes, sigurinë e gazetarëve, gjininë në media dhe edukimin e publikut.

Një prej prezantimeve të sotme kanë qenë Udhëzimet e UNESCO-s, të krijuara për të informuar mbi proceset e menaxhimit të përmbajtjes audiovizive në platformat digjitale, por edhe për proceset e qeverisjes, që tashmë janë duke u zbatuar në fusha të tjera e që kanë ndikim në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe aksesit në informacion. Të gjitha këto, në përputhje me ndryshimet që ka sjellë mjedisi digjital.

Interesante gjithashtu edhe përfundimet e punimeve të kolegeve Joanna Spiteri dhe Monica Duran Ruiz mbi nivelin e pranisë dhe përfaqësimit të grave në emisionet e përditshme të lajmeve, si dhe programet sportive. Diskutimet nxorrën si konkluzion se rritja e nivelit të dukshmërisë së grave në media është thelbësore për të ndërtuar dhe publikuar modele publike që kontribuojnë në mbylljen e hendekut gjinor.

Dy ditët e Asamblesë së 22-të Plenare të MNRA-së, organizuar për herë të parë në Shqipëri, janë mbyllur me diskutime frutdhënëse mbi sfidat aktuale të mjedisit mediatik dhe rolin tonë si ente rregullatore në përballjen me këto sfida”-shkruan Krasniqi.