Vendosni fjalën kyçe....

“Vdes Ministria e Arsimit” në Instagram


 

Me emërimin e Ogerta Manastirliut në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit vijnë edhe ndryshimet.

Këto ndryshime kanë prekur edhe rrjetit sociale. Duket se ministres dhe stafit të ri nuk i ka pëlqyer faqja e instagramit të Ministrisë dhe e kanë vendosur në statusin “në përkujtim”.

Shkurt e shqip “faqja e ministrisë së Arsimit ka vdekur” pasi kështu është funksioni i Metës kompanisë që posedon Instagramin dhe aktivizohet sa herë një person që ka një faqe instagrami ndërron jetë dhe familjarët apo personat e afërt të tij vendosin të mbyllin rrjetin social.

Nuk dihet pse stafi i ministrisë që menaxhon rrjetet sociale ka vendosur të mbyllë faqen dhe ka hapur një të re.

Përveç faqeve me ardhjen e ministres së re, sipas informacioneve brenda ministrisë është forcuar kontrolli i orarit të hyrje daljeve dhe shkurtuar koha e pushimit të drekës për të gjithë punonjësit.