Ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shprehur mbëshetjen e saj për dy prokuroret , atë të SPAK Doloreza Musabelliu e Merita Selimi të prokurorisë së Lushnjes, të cilat sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani ishin në shënjestër nga Laert Haxhiu.
Në një shënim në Tëitter ajo shkruan se kërcënimet ndaj prokurorëve janë tregues se sistemi i ri i drejtësisë është përgjigjia e duhur nda krimit.
Në fund Gjonaj thekson se të gjitha prokuroret gra në sistemin e drejtësisë kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen e sistemit të drejtësisë po edhe nga politika e shoqëria.
“Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje! Teksa dëgjon kërcënime me jetë që marrin prokurorët, kupton mjaft mirë se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar. Në SPAK, ka edhe gra prokurore shumë të zonja, me integritet dhe profesioniste që kryejnë punën e tyre me përkushtim, duke besuar tek vlerat e sistemit të ri të drejtësisë. Solidarizohem dhe mbështes prokuroret Musabelliu dhe Selimi ashtu si dhe të gjitha prokuroret gra të SPAK dhe ato në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit për sakrificën e jashtëzakonshme që bëjnë në ushtrimin e detyrës së tyre. Mbështetje sot, i duhet dhënë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë por edhe nga politika dhe shoqëria.” – shkruan Gjonaj.