Vendosni fjalën kyçe....

Kina ‘përmbyt’ Rusinë me mallra


Kontejnerët e transportit me mallra nga Kina po grumbullohen në depot hekurudhore ruse në shenjë të rritjes së tregtisë midis dy vendeve, raportoi Bloomberg.

Aktualisht rreth 150,000 kontejnerë të tepërt janë grumbulluar, për shkak të faktit se Kina dërgon kaq shumë mallra sa Rusia nuk mund të menaxhojë tepricën e kontejnerëve të transportit, tha gazeta, duke cituar një analizë nga Container xChange, një platformë tregtare me bazë në Hamburg, Gjermani.

“Ka lëvizje të konsiderueshme ngarkesash nga Kina në Rusi, por lëvizje shumë të pakta nga Rusia në Kinë,” tha në raport Christian Roeloffs, bashkëthemelues dhe CEO i Container xChange. Kjo ka një ‘ndikim jashtëzakonisht të dëmshëm në biznesin e logjistikës së kontejnerëve për shkak të çekuilibrit të lartë të kërkesës dhe ofertës’.

Në fillim të këtij muaji, Instituti gjerman i Kielit për Ekonominë Botërore publikoi të dhëna që zbuluan se për herë të parë që nga viti i kaluar vëllimi i mallrave të shkarkuar në tre portet më të mëdha të kontejnerëve të Rusisë po i afrohej niveleve të parë pas sulmit ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Tre portet më të rëndësishme janë në Shën Petersburg në Detin Baltik, Novorossiysk në Detin e Zi dhe Vladivostok në bregun e Paqësorit.