Tetë fëmijët e Mick Jagger mund të mos duan ta lexojnë këtë.
Në një intervistë të publikuar së fundmi me Ëall Street Journal, rokeri diskutoi biznesin e ‘Rolling Stones’ ndërsa grupi po përgatitet të nxjerrë albumin e tyre të parë me material origjinal në 18 vjet.
Jagger thotë se ndërsa nuk i pëlqen të merret me aspektin e biznesit të industrisë së muzikës, kjo është e nevojshme.
The Stones kanë bërë shumë turne gjatë viteve. Kur u pyet nëse kishte plane për të shitur katalogun e tyre të muzikës pas vitit 1971 për të fituar edhe më shumë para, Jagger tha jo.
Rokeri shtoi se ‘fëmijëve të tij nuk u duhen 500 milionë dollarë për të jetuar mirë’ dhe sugjeroi që një ditë ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi, sipas medias.
Tetë fëmijët e Jagger, Karis, Jade, Elizabeth, James, Georgia May, Lucas, Gabriel dhe Deveraux, shkojnë nga mosha 6 deri në 52 vjeç.
80-vjeçari tha se është gjithashtu i vetëdijshëm se paratë mund të fitohen edhe më vonë.
“Ju mund të keni një biznes pas vdekjes, apo jo?” tha ai.