Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Sveçla konfirmon se ka patur ndërhyrje ruse në sulmin terrorist në Banjskë


Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha gjithashtu në konferencë  se ishin gjetur disa prova të ndikimit të Rusisë në sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa automjetet janë gjetur në gjuhën ruse, një ose disa nga pajisje janë ruse, motorët me 4 rrota që keni parë, janë prodhim rus, të dhëna si donacion ushtrisë së Serbisë. Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, është shpreh Sveçla.

Gjithashtu pjesë e konferencës ishte dhe Drejtori i Policisë së Kosovës i cili tha se në bazë të hetimeve, vërtetohet se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme.

Ai u shpreh se përgatitjet për sulmin terrorist u bënë katër ditë më parë.

“Me datë 20.09.2023  në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja për sulmin i cili do të ndodhte vetëm katër ditë më vonë ndaj Policisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës”, tha Hoxha.