Vendosni fjalën kyçe....

OKB miraton rregulla të reja globale për të reduktuar dëmtimin kimik


Rregulla të reja globale për trajtimin e sigurt të kimikateve u miratuan në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në qytetin gjerman të Bonit të shtunën.

Kuadri Global për Kimikatet përcakton një udhërrëfyes për reduktimin e rreziqeve mjedisore nga kimikatet dhe mbetjet.

“Të gjithë në këtë planet duhet të jenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë pa frikë se mos sëmuren ose vdesin nga ekspozimi kimik”, tha Inger Andersen, drejtoreshë ekzekutive e Programit të Mjedisit të OKB-së (UNEP) që organizoi konferencën, sipas DW.

Pjesëmarrësit miratuan gjithashtu Deklaratën e Bonit, në të cilën ata u zotuan të “parandalojnë ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme dhe të heqin gradualisht ato më të dëmshmet, sipas rastit, dhe të përmirësojnë menaxhimin e sigurt të kimikateve të tilla aty ku ato nevojiten”.