Zjarri në Darëzezë ka marrë përmasa të mëdha.
Ne terren janë ekipet e zjarrfikësve të Fierit, Patosit, Albpetrol, Roskovecit dhe Divjakës
Zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura janë duke u përballur me një situatë shumë të vështirë në terren.
Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren deri në mesnatë, pasi të favorizuara nga era e fortë detare , të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Derëzezës, ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të.
Sipas prefektit Lefter Shehaj, operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektivë, 40 efektivë të forcave të armatosura , punonjës të adzm, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes.