Vendosni fjalën kyçe....

Segmenti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë


Banorët e fshatit Berxullë të Bashkisë së Vorës kanë rinisur sërish protestat teksa kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut dhe vendosjen përgjatë rrugës automobilistike të nënkalimeve apo mbikalimeve në segmentin segmentin Thumanë-Kashar që kalon nëpër tokat e tyre bujqësore dhe zonat e banuara.

Banorët shprehen të vendosur që nëse nuk arrihet një marrëveshje me ta, do të shkojnë në vetëflijim.

Banoret e Bërxullës protestojnë prej një viti, duke kërkuar bisedime me qeverinë, por kjo kërkesë e tyre deri më tani, nuk është marrë në konsideratë.