Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për sulmin në Veri të Kosovë prej ku mbeti i vrarë polici kosovare, Afrim Bunjaku.
Për Tabakun, pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili sipas saj duhet të rikthehet por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë.
“Java e kaluar ishte dramatike për Kosovën dhe rajonin. Përpjekja e vazhdueshme e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiç për të përdorur ngjarjet e tmerrshme në Kosovë dhe mbi të gjitha grupet kriminale që kanë pasur synim destabilizimin e një fiqnji na kujton hijet e të djeshmes. Hijet e një kohe ku këto ngjarje ishin benzina që I hidhej zjarrit dhe prej të cilit Ballkani është përcëlluar. Fryrja e këtij zjarri e kësaj retorike kur vendet janë të ulura në tryezën e bisedimeve, dhe përdorja e këtyre mjeteve është e papranueshme. Ka shkuar me kohë epoka kur me kërcënime mund të ketë shfajësim. Pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili sigurisht duhet të rikthehet por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë, është shprehur Tabaku.