Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në veri të Kosovës. Osmani: Serbia po përgatitet të kryejë një tjetër sulm


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për La Repubblica, është shprehur për sulmin terrorist në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan.

Ajo ka thënë se Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni dhe se po përgatitet të kryejë një tjetër, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.Osmani ka thënë se kjo është e paprecedentë.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 shtator dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja Osmani për La Repubblica.

Më tej ajo ka shtuar se me armët ruse Vuçiç po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë.