Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi terrorist në Ankara, Stoltenberg:  NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai u shpreh se dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara.

Gjithashtu theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.

“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij në X, Stoltenberg.