Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, skuadra e Chelseas u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.
Të besuarit e Mauricio Pochettinos fituan në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.
Përballja e luajtur në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 0:2.
Mykhailo Mudryk (18’) shënoi për epërsinë e parë të Chelseat. Vetëm një minutë më vonë shënoi edhe Armando Broja (19’), i cili sonte luajti si titullar.
Broja u detyrua të largohej nga loja në minutën e 65-të shkaku i një lëndimi.
Chelsea pas kësaj fitore ka tetë dhe tani ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë. Fulham ka po aq pikë, por renditet dy vende më poshtë.