Vendosni fjalën kyçe....

Nis sot universiteti, 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore


20 mijë studentë do ulen në auditore këtë vit akademik që nis sot.

Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.

Universiteti Bujqësor njoftoi një fushatë për të nxitur regjistrimin e studentëve të rinj duke ofruar një pagesë mujore ndërsa nuk dihet ende sa ka ndikuar kjo gjë në shtimin e studentëve të regjistruar në vitin e parë.

Ndërkohë studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar braktisje të shkollës e protesta duke kundërshtuar ligjin e qeverisë që do i pengojë të largohen nga vendi për 5 vite pas mbarimit të studimeve.

Edhe këtë vit universitetet publike mbeten të parapëlqyerat e studentëve me 75% të numrit të përgjithshëm të studentëve që janë regjistruar në to, ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar në uiversitetet private.

Degët më të parapëlqyera mbeten mjekësia e infermieria. Numri i përgjithshëm i studentëve këtë vit akademik në të gjitha degët Bachelor e Master është rreth 120 mijë.