Kryeministri Rama në Zagreb, pritet nga homologu kroat Plenković


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Kroaci.

Me një ceremoni zyrtare, ai është pritur në Zagreb nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku u luajtën fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.