Një person është arrestuar nga policia në Dimal për zjarrvënie.
Belul Tafa 66-vjeçar banues në fshatin Goriçan, u arrestua nga blutë, pasi ka qenë duke djegur barishte në tokën e tij, por flakët janë përhapur nga era dhe kanë djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj,
Njoftimi:
“66-vjeçari banues në fshatin Goriçan, Dimal ka qenë duke djegur barishte në tokën e tij. Flakët janë përhapur nga era dhe kanë djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”