Vendosni fjalën kyçe....

Në universitetin e Vlorës nuk regjistrohet asnjë student në degët e Kimi, Matematikë, Fizikë e Gjuhë Italiane


Nisur nga largimi masiv i studentëve, në katër programe studimi në universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës, nuk  do të hapen këtë vit.

Pas përfundimit të raundit të dytë të regjistrimeve, programet e studimit në degët Kimi, Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Italiane, nuk kanë asnjë student të regjistruar në vitin e parë.

Në këto kuota të ulta përfshihet edhe Fakulteti Ekonomik, ku nga 300 kuota ka vetëm 120 studentë të regjistruar.

Kuotat maksimale janë shënuar vetëm në Fakultetin e Shëndetit Publik ku 240 kuota janë plotësuar të gjitha.

Ndërkohë nga datat 4 deri në 18 tetor do të vijojnë një raund tjetër regjistrimesh për të gjithë ata të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen apo që nuk kanë fituar një degë.

Kjo fazë regjistrimi do të jetë një mundësi  edhe për ata studentë që dëshirojnë të ndryshojnë degën e studimit.