Përfundon seanca gjyqësore e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ai akuzohet për mashtrim civil dhe se ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë duke rritur vlerën e 23 pronave dhe aseteve të tij.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka akuzuar Trump për mashtrim. Bazuar në hetimin tre-vjeçar, prokurorja bëri me dije se Trump i detyrohet të paktën 250 milionë dollarë për mashtrim dhe kërkon një ndalim pesëvjeçar të pasurive të paluajtshme komerciale të Trump dhe Organizatës Trump
Trump u tha gazetarëve përpara se të fillonte gjyqi se çështja ishte një “mashtrim”, dhe një hakmarrje politike nga James, dhe gjatë një pauze të seancës e quajti demokraten “një person të korruptuar dhe të tmerrshme”.
Ai akuzoi gjithashtu gjyqtarin Arthur Engoron, duke e quajtur atë një demokrat partizan, i cili po e përdor çështjen për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ku Trump mban një epërsi të madhe për nominimin republikan.
“Ky është një gjykatës që duhet të hiqet”, u tha Trump gazetarëve. “Ky është një gjyqtar që duhet të jetë jashtë detyrës.”
Fushata zgjedhore e Trump përdori gjyqin për të mbledhur fonde, duke thënë se ai po mbronte familjen dhe reputacionin e tij nga demokratët e Nju Jorkut, të cilët i quajti “tiranë të korruptuar”.