Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati është përplasur verbalisht e me protestuesit e Lëvizjes Bashkë që protestonin për minimumin jetik jashtë dyerve të Kuvendit.
Protestuesit i kanë kujtuar edhe rritjen e rrogave të deputetëve, teksa debati më pas debati ka agravuar.
Deputeti i opozitës i është drejtuar me fjalët “plehra” protestuesve.
“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregoj unë. Bëni përgjithësime ju”, iu drejtua deputeti i PD-së.