Vendosni fjalën kyçe....

Policia kufitare ndihmon turistin zviceran, humbi në Gjirin e Karaburunit


Shërbimet Kufitare kanë arritur të lokalizojnë nje turist zviverian që kishte humbur  orientimin gjatë shëtitjes në kembë në Gjirin e Shën Andreas në Karaburun.

Policia e ka shoqëruar turistin në Dhërmi me mjetin e Policisë Kufitare.

Gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë dhe falenderoi policinë për gatishmërinë dhe ardhjen në ndihmë.

Njoftimi i Policisë:

📌Gjiri i Shën Andreas, Karaburun

Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, pasi humbi orientimin në këtë zonë, Policia Kufitare e Vlorës i shkon në ndihmë turistit zvicerian.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist që po eksploronte me këmbë, gjirin e Shën Andreas, ishte bllokuar në këtë zonë, për shkak se kishte humbur orientimin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për t’i shkuar në ndihmë atij.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.

Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.

Policia Kufitare e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit