Në vizitën e tij zyrtare në Kroaci, Kryeministri Edi Rama përgjatë fjalës me homologun kroat, është prekur edhe çështja e Kosovës dhe ngjarjet e fundit në Veri.
Rama ka përsëritur qëndrimin e tij për masat që duhen ndërrmarrë nga faktori ndërkombëtar për Serbinë.
Rama thotë se ajo që ndodhi të dielën e 27 shtatorit në Banjskë duhet ndaluar menjëherë. Kreu i qeverisë thotë se është e papranueshme që në mes të Evropës të ndodhë një akt i tillë.
“Samiti i Berlinit do të ketë një temë diskutimi edhe për Ballkanin, duke nisur edhe nga situata e vështirë në veri të Kosovës. Por i takon BE dhe NATO që të dënojë atë aktin, të ndalohet dhe të shmanget përsëritja apo larg qoftë të jetë më keq se kaq.
Na duhet një qëndrim i unifikuar lidhur me atë që ndodhi kjo vetëm në fjalë por me fakte. Evropa e bashkuar, kryeministri i Kroacisë është një ndër njohësit më të thellë të labirinteve të kështjellës së Harry Poterit evropian. Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi që duhet të merren jo vetëm nga Kosova por minimumi edhe në Serbi.
Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për ti thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e ti gëzohet nderit më të lartë zisë kombëtare. Ky është kulmi e papranueshme”- tha Rama