Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet si titullar, Armando Broja shënon gol me fanellën e Chelsea


Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka shënuar në ndeshjen e Chelsea me Fulham. 21-vjeçari ka shënuar golin e dytë teksa rezultati për momentin është 0-2 për blutë e Londrës në sfidën që ka filluar në orën 21:00.

Pas një topi të ukrainasit Mudryk, Broja e shtyu atë në rrjetë përballë portierit.

Kjo është ndeshja e parë që Broja luan si titullar që nga dëmtimi i tij në fillim të këtij viti. Javën e kaluar Broja u fut si zëvëndësues dhe tani trajneri Pochetino mendoi ta aktivizonte si titullar.

Përveç dëmtimit, edhe forma fizike s’ishte e duhura, çka bëri që ai gjatë edicionin 2022/2023 të aktivizohej në 12 ndeshje dhe të shënonte vetëm një gol.

Te Southampton, në vitin e huazimit ndihmoi shumë skuadrën për arritjen e objektivave. 6 gola për ekipin nga Southampton ishin një tregues i qartë se në të ardhmen, lojtari mund të bëhej një nga më të mirët. Kujtojmë që ai ka luajtur edhe në Hollandë. Më saktësisht, në një sezon te Vitesse, numëroi 10 gola.

Chelsea më shumë se kurrë ka nevojë për një sulmues të tillë. Skuadra po vuan tejmase në sulm, me numrin e golave që ka qenë mjaft i pakët. Gjithsesi, si duket, trajneri Pochetino tashmë e ka zgjidhjen e duhur për ofensivën.

Ky është një sinjal pozitiv edhe për kombëtaren tonë dhe trajnerin Sylvinho në prag të sfidës eliminatore me Republikën Çeke.