Vendosni fjalën kyçe....

Shembet çatia e një kishe në Meksikë, 9 të vdekur dhe 20 të bllokuar në rrënoja


Raportohet se nëntë persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pas shembjes së një çatie në Meksikë. Media lokale tha se 49 vetë u çuan në spital, pasi ra çatia e kishës Santa Kruz të Ciudad Madero. 

Policia në shtetin bregdetar Tamaulipas tha se rreth 100 vetë persona kanë qënë në një meshë në kohën e rrëzimit. Media lokale raportoi se ishte një pagëzim.  Një numër fëmijësh besohet të jenë midis atyre të bllokuar dhe përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë, raporton BBC.

Imazhet në media  treguan ndërtesën e kishës në rrënoja ndërsa njerëzit u mblodhën rreth rrënojave, duke kërkuar me dëshpërim ata që ishin bllokuar brenda.  Gazetari lokal Franc Contreras i tha programit Newsday të BBC World Service se rënia ndodhi në një moment kyç në shërbimin kishtar.

“Kisha ishte e mbushur me rreth njëqind njerëz, dhe njerëzit ishin rreshtuar për të marrë kungimin, që kjo është një lloj kulmi i meshës katolike. dhe ky është momenti kjo është kur çatia ra mbi ta”.

Thuhej se njerëzit po mbërrinin me lopatë dhe kazma për t’u përpjekur të lëviznin mbeturinat. Postimet e mëvonshme treguan se shërbimet e emergjencës ishin në vendngjarje, pas rënies të dielën pasdite.  

Në rrjetet sociale u bënë thirrje për materiale mjekësore dhe shpëtuese për të ndihmuar ata që kërkojnë të mbijetuarit.Autoritetet thuhej se kërkonin heshtje nga ata që ishin mbledhur në vendngjarje, në mënyrë që të dëgjonin nëse dikush i bllokuar brenda kërkonte ndihmë.  

Peshkopi i dioqezës së Tampicos, José Armando Álvarez Cano, i dërgoi një mesazh komunitetit në rrjetet sociale duke thënë se po punohej për të gjetur ata që ishin nën rrënoja.  Ai tha se ishte një ‘periudhë e vështirë’ duke u shprehur me frazën ‘Zoti na ndihmoftë.’