Vendosni fjalën kyçe....

Shënjestër e Laert Haxhiut, merret në mbrojtje edhe ish-prokurorja e Lusnhnjës Merita Selimi


Ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, është marrë në mbrojtje pas asaj të SPAK-ut Doloreza Musabelliu, pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, sipas të cilit ato kishin qenë shënjestër e grupit të Laert Haxhiut.

Selimi, e cila është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është marrë në mbrojtje nga policia e Lushnjes.

Ndërkohë nuk ka ende ndonjë vendim lidhur me avokatin Adriatik Doga, emri i të cilit doli gjithashtu në dëshminë e Tafanit, si shënjestër e grupit.