Studentët e Mjekësisë nuk janë futur në auditore në ditën e parë të vitit akademik.
Ata protestojnë kundër vendimit të qeverisë që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit.
Të veshur me bluza të bardha ata janë mbledhur para fakultetit. Kjo nuk është protesta e para që ata organizojnë. Studentët e Mjekësisë kanë zhvilluar disa protesta në periudhën e diskutimit e miratimit të ligjit, po pavarësisht kësaj qeveria me propozimin e saj.
Sipas ligjit të ri, studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.
Ndërkohë që alternativa e dytë që iu paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do paguajnë koston e plotë të studimeve për vitet që kanë mbetur.
Deri tani nuk ka ende një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.