Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën e zjarrit disa ditor në masivin pyjor te Pishe Poro- Darezezë. Ai ka treguar vendosmërinë dhe gatishmërinë për shuarjen e zjarrit, ku ështe shprehur se kanë kërkuar ndihmë edhe nga partnerët.Sipas tij ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek, ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarri
Për më tepër Peleshi u shpreh:
“Ne do të jemi me të gjitha forcat e mjetet tona, edhe me shtesa nëse duhet deri në përfundim. Kemi kërkuar të na mbështesin partnerët. Ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, e kemi vlerësuar kur duhej. Duhet të heqim mentalitetin që helikopteri shuan zjarret. Por ka zjarre si të kësaj natyre ku është më e rëndësishme të ndërhyhet nga terreni. Në krye të punës kemi qenë, e kërkuam kur pamë se ishte i nevojshëm.
Situata është shumë serioze shumë kritike, është një ndër situatat më kritike që kam parë.
Ne do jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete , dhe logjistike deri ne eliminimin e plote te zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe te madhe në këtë masiv pyjor”.- tha Peleshi.