Ministri Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale krahas pamjeve të operacionit policor, është ndalur tek vijimi i këtyre goditjeve, në funksion të rritjes së sigurisë në shkolla.
‘Policia e Sarandës njoftoi se gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, kanë konstatuar se pronari i subjektit, i cili u ndalua, shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.’ ka shkruar ministri.